ARDO FORUM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
ARDO FORUM

Miresevini ne forumin tone.
 
ForumForum  PortalliPortalli  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  ChatChat  

 

 Shtypi botėror izolon Shqipėrinė.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
My Love

My Love


Numri i postimeve : 34
Age : 34
Location : Albania
Registration date : 17/12/2007

Shtypi botėror izolon Shqipėrinė. Empty
MesazhTitulli: Shtypi botėror izolon Shqipėrinė.   Shtypi botėror izolon Shqipėrinė. Default12Sun Jan 13, 2008 10:38 pm

Shtypi botėror izolon Shqipėrinė.

I shkruajnė Presidentit Topi: Mos e dekreto ligjin, prek edhe librat


Nga kėtej e tutje, pėr tė lexuar gazetat dhe revistat prestigjioze ndėrkombėtare nė Shqipėri nė variantin e printuar do tė jetė njė gjė e pamundur.
Botuesit ndėrkombėtarė kanė reaguar menjėherė pas vendimit tė Parlamentit shqiptar pėr tė futur nė skemėn e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar edhe produktet e shtypit qė vijnė nga importi. Dje, shpėrndarėsit e shtypit botėror njoftuan se e kanė pezulluar dėrgimin e gazetave tė huaja nė Shqipėri, pėr shkak se Parlamenti shqiptar aprovoi muajin e kaluar vendosjen e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar mbi to.
Kjo, sipas Peter Emond, menaxher i pėrgjithshėm i agjencisė "Distripress", me qendėr nė Zvicėr, ka rritur dukshėm kostot e dėrgimit tė shtypit ndėrkombėtar nė Shqipėri. Pėr pasojė, "Financial Times", "La Repubblica", "The Economist", "Frankfurter Allgemeine Zeitung" apo "Le Monde" do t‘i mungojnė lexuesit shqiptar, duke rikthyer historinė e pėrpara 17 viteve, ku regjimi totalitar e kishte ndaluar tregtimin e kėtyre gazetave apo revistave nė vendin tonė.
Pėr pasojė, kėtej e tutje rruga e vetme qė u mbetet shqiptarėve pėr tė mėsuar se ēfarė shkruajnė gazetat mė nė zė tė botės, do tė jetė interneti. "Distripress" i ėshtė drejtuar pėr kėtė problem madje edhe Presidentit shqiptar, Bamir Topi, duke i kėrkuar atij tė mos e dekretojė ligjin qė aprovoi Parlamenti muajin e kaluar. Ligji nė fjalė takson me 20 pėr qind tė gjitha produktet e shtypit, tė cilat hyjnė nė Shqipėri. Njė kopje e letrės i ėshtė dėrguar dhe agjencisė amerikane tė lajmeve "Associated Press". "Ligji i ri do tė detyrojė shoqėritė e shpėrndarjes tė ndalojnė aktivitetin e tyre. Kjo do tė thotė fundi i prezencės sė shtypit ndėrkombėtar nė Shqipėri. Por ligji mund tė prekė edhe importet e librave tė huaj.

Letra tjetėr

Por, ajo e shpėrndarėsve tė shtypit tė huaj, nuk ėshtė letra e parė qė ka mbėrritur nė tryezėn e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė. Mė parė, Bamir Topit i ishin drejtuar edhe botuesit shqiptarė. "Ne kėrkojmė nga Presidenti Topi qė tė mos e dekretojė kėtė ligj, i cili nuk ka logjikė ekonomike dhe ėshtė i dėmshėm pėr kulturėn dhe reformėn nė arsim", thuhej nė letrėn qė ata i kanė drejtuar Presidentit Topi. Nė kėtė letėr, botuesit shqiptarė kanė argumentuar se ligji favorizon interesa tė ngushta tė disa personave nė pushtet, tė lidhur me shtypshkronja tė caktuara dhe diskriminon grupe tė tilla interesi, si: botuesit, autorėt e teksteve shkollore dhe drejtpėrdrejtė mėsuesit e nxėnėsit qė i pėrdorin kėto tekste. Nė letėr, ata kanė shpjeguar se vendosja e TVSH-sė pėr librat vetėm nė import, i vendos shtypshkronjat e vendit nė pozita favorizuese pėrkundrejt shtypshkronjave jashtė vendit dhe cenon parimin bazė tė barazisė nė konkurrencė, duke i shmangur shtypshkronjat e vendit nga konkurrenca dhe nxitja pėr tė rinovuar teknologjitė e tyre tė vjetruara. "Nė kėto kushte, edhe ēmimet e shtypjes nuk ka gjasa tė bien nė nivelet e ēmimeve nė tė cilat punojnė shumė shtypshkronja tė rajonit, por pėrkundrazi, tė rriten", pohojnė botuesit, duke shtuar se sipas kėtij ligji, detyrohen t‘u drejtohen vetėm shtypshkronjave tė vendit, por paradoksi ėshtė se as kapaciteti, as cilėsia e shtypjes dhe as afatet e shtypjes nuk do tė mund ta bėjnė tė realizueshme kėtė.


Gazeta Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://loves.gettalk.net/
 
Shtypi botėror izolon Shqipėrinė.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
ARDO FORUM :: Temat Ditore-
Kėrce tek: