ARDO FORUM

Miresevini ne forumin tone.
 
ForumForum  PortalliPortalli  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  ChatChat  

Share | 
 

 Bush: Irani, rrezik pėr njerėzimin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ARli
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 64
Age : 32
Location : albania
Registration date : 17/12/2007

MesazhTitulli: Bush: Irani, rrezik pėr njerėzimin   Mon Jan 14, 2008 8:09 pm

Presidenti amerikan sulmon Teheranin: Armatos hezbollahėt, ndihmon Al Kaedėn


Teherani armatos hezbollahėt, financon Al Kaedėn dhe programi i tij bėrthamor pėrbėn njė rrezik pėr tėrė komunitetin. Shkurt, Irani kėrcėnon sigurinė botėrore. I ashpėr Presidenti Xhorxh Bush nė fjalėn e tij, nė Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve tė Bashkuara Arabe, nė pėrfundim tė udhėtimit tė tij nė Izrael e Lindjen e Mesme. Vazhdon pra, madje bėhet akoma mė e ashpėr, kryqėzata e Uashingtonit kundėr Teheranit. Fjalimi i Bushit sulmon drejtpėrsėdrejti qeverinė e Ahmadinexhadit dhe individualizon qartėsisht tek Irani "rrezikun e ri pėr njerėzimin". Fjalimi i tij pėrhapet shpejt nė rajon dhe ėshtė e lehtė tė parashikohet se kėto fjalė do tė kenė shpejt efekte diplomatike nė nivel ndėrkombėtar. Nė njė farė mėnyre, nė fakt, Teherani duhet t‘u pėrgjigjet kėtyre akuzave. Fjalimi i Presidentit Bush pritej prej kohėsh nga liderėt botėrorė dhe nė veēanti nga vendet e Gjirit Persik dhe Lindjes sė Mesme, pėr tė kuptuar se cilat do tė jenė hapat e radhės sė Uashingtonit nė politikėn e jashtme. Dhe Bush nuk ka zhgėnjyer askėnd, por ka pėrdorur fjalė tė qarta dhe tė prera pėr Izraelin dhe Palestinėn, pėr Irakun dhe Iranin. "Do tė ndihmojmė Izraelin dhe Palestinėn tė jetojnė nė paqe", ka thėnė Presidenti amerikan. "Ka ardhur momenti t‘i shohim izraelitėt dhe palestinezėt tė jetojnė sė bashku, nė paqe, nė Tokėn e Shenjtė", ka shtuar ai. Para se tė mbėrrinte nė Gji, Bush nė fakt ka kaluar tri ditė mes Jerusalemit dhe Tel Avivit, duke u takuar si me liderin izraelit, Ehud Olmert, ashtu edhe me atė palestinez, Mahmoud Abas. Vendeve arabe, ndėrkohė, Xhorxh Bush u ka kėrkuar tė mbėshtesin pėrpjekjet pėr paqe mes Izraelit dhe palestinezėve. Njė akord paqeje "duhet tė bazohet mbi sigurinė e kufijve pėr Izraelin dhe njė shtet tė pavarur, sovran dhe me vazhdimėsi territoriale pėr palestinezėt". Por, Irani ėshtė "fiksimi" i vėrtetė i shefit tė Shtėpisė sė Bardhė. Sulmi frontal kundėr Teheranit ishte pėrgatitur qė njė ditė mė parė, kur duke folur nė Kuvajt, Bush kishte thėnė: "Teherani tė ndalė sulmet". Ndėrsa dje mbėrriti edhe paralajmėrimi pėrfundimtar: "Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe aleatėt arabė duhet tė pėrballen tė bashkuar me kėrcėnimin iranian, para se tė jetė shumė vonė". Analistėt e Uashingtonit nuk kanė dyshime, kanė mbushur faqe tė tėra raportesh dhe kanė frymėzuar gjithashtu fjalimin e Presidentit: "Teherani financon terroristėt, dėmton paqen nė Liban, kėrcėnon vendet fqinje, u dėrgon armė talebanėve, sfidon Kombet e Bashkuara dhe destabilizon tėrė rajonin, duke refuzuar tė tregohet i hapur mbi programin e tij bėrthamor. Veprimet e Iranit kėrcėnojnė sigurinė e kombeve e ky vend ėshtė mbėshtetėsi mė i madh i terrorizmit". Mė pas, Bush u ėshtė drejtuar iranianėve, duke bėrė kėshtu njė ndėrhyrje politike shumė fine, duke ndarė pra qeverinė nga populli, duke sulmuar tė parėn e duke inkurajuar tė dytėn. "Qeveria juaj ėshtė njė kėrcėnim, por ju, populli iranian, nuk jeni tė tillė. Ju uroj mė shumė demokraci, mė shumė liri dhe njė hapje mė tė madhe ndaj komunitetit ndėrkombėtar. Ju iranianėt nuk keni miq mė tė mirė se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ndėrkohė, Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, u ėshtė drejtuar tė gjithė qytetarėve tė Lindjes sė Mesme, qė luftojnė kundėr terrorizmit, duke u thėnė se ekstremistėt kanė "shtrembėruar islamin". Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe i gjithė Perėndimi janė pra "miq" tė popullit arab, qė duhet tė luftojė Al Kaedėn dhe terrorizmin, po aq sa i lufton vetė Perėndimi. "Ne ju themi se jemi miqtė tuaj dhe ju urojmė qė shpejt tė bėheni vende demokratike. Liria ėshtė njė e drejta juaj, objektivi juaj, qėllimi final. E pra, Zoti ju bekoftė!", pėrfundoi Presidenti Bush. Para se tė mbėrrinte nė Emiratet e Bashkuara Arabe, Bush ka bėrė njė ndalesė nė Bahrejn. Atje ai ka ngrėnė mėngjes me pjesėtarėt e flotės sė pestė amerikane dhe ka biseduar me komandantėt e tyre. Bush filloi turin e tij nė Izrael dhe territoret palestineze pėr tė vazhduar mė pas me Kuvajtin, Bahrejnin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndalesat e radhės: Arabia Saudite dhe Egjipti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ardo.4umer.com
 
Bush: Irani, rrezik pėr njerėzimin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ajet Nuro:Portreti i njė heroi qė u dėnua se ishte ... njerėzor...
» Flori Slatina: Varre tė thjeshtė, njerėz tė mėdhenj - Naim Frashėri
» Flori Slatina: Varre tė thjeshtė, njerėz tė mėdhenj - Tefta Tashko Koēo
» BASHKOHUNI ME NE - JO NĖ AMBASADA E KONSULLATA NJERĖZ ME LIDHJE ME DIKTATURĖN
» Fate Njerėzish

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
ARDO FORUM :: Temat Ditore-
Kėrce tek: