ARDO FORUM

Miresevini ne forumin tone.
 
ForumForum  PortalliPortalli  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  ChatChat  

Share | 
 

 SHBA e BE: Jo mė bisedime pėr Kosovėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
My Love

avatar

Numri i postimeve : 34
Age : 27
Location : Albania
Registration date : 17/12/2007

MesazhTitulli: SHBA e BE: Jo mė bisedime pėr Kosovėn   Mon Jan 14, 2008 10:52 am

SHBA e BE: Jo mė bisedime pėr Kosovėn

Vendet perėndimore kanė pranuar dėshtimin e bisedimeve tė OKB-sė pėr tė ardhmen e Kosovės dhe thonė se nuk ka asnjė kuptim pėr negociata tė mėtejshme.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanė se BE-ja tani do tė marrė udhėheqjen nė ravijėzimin e tė ardhmes sė Kosovės.

Serbia dhe Rusia kėrkuan negociata tė mėtejshme.

Rusia tha se ndonjė lėvizje drejt pavarėsisė sė njėanshme tė Kosovės do tė shkelte ligjin ndėrkombėtar.

BE-ja tha javėn e shkuar se ėshtė e gatshme tė dėrgojė 1800 zyrtarė policie dhe administratorė pėr tė ruajtur rendin nėse, siē pritet, shqiptarėt shpallin pavarėsinė.

Nė fillim tė kėtij muaji treshja ndėrmjetėsuese ndėrkombėtare arriti nė pėrfundimin se bisedimet shtesė katėrmujore mes dy palėve nuk dhanė ndonjė rezultat.

Pritet qė shumė shpejt Kosova tė shpallė pavarėsinė.

Udhėheqėsit e Kosovės thonė se do ta hedhin kėtė hap nė konsultim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Debati pėr tė ardhmen e Kosovės tregoi se sa i thellė ėshtė hendeku mes Rusisė dhe Perėndimit lidhur me atė se ēfarė duhet tė ndodhė me Kosovėn.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca argumentuan se pėrderisa bisedimet shtesė katėrmujore mes Serbisė dhe shqiptarėve tė Kosovės nuk dhanė rezultat, ka ardhur koha pėr tė hedhur hapa drejt pavarėsisė sė Kosovės, dhe kjo pavarėsi duhet mbikqyrur nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.

Presidenti Fatmir Sejdiu i tha BBC-sė se shumė shpejt do tė merren vendime shumė tė rėndėsishme.

Rusia thotė se njė hap drejt pavarėsisė sė njėanshme mund tė shkaktojė njė krizė tė pakontrolluar.

Reagimi i Shqipėrisė

Tirana zyrtare ka ndjekur me vėmendje tė veēantė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn.

Nė njė konferencė pėr shtyp drejtori i informacionit nė Kryeministri, Grid Rroji, tha se Qeveria shqiptare pėrshėndet fjalėn historike tė presidentit Sejdiu pėrpara pėrfaqsuesve tė kombeve mė tė fuqishme tė botės dhe anėtarėve jo tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit, si njė kontribut i fuqishėm pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės, si dhe paqen dhe stabilitetin nė Ballkan.

Sipas qeverisė shqiptare, dita e fjalimit tė presidentit Sejdiu nė OKB, ėshtė njė ditė historike pėr Kosovėn dhe gjithė kombin shqiptar.

BBC
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://loves.gettalk.net/
 
SHBA e BE: Jo mė bisedime pėr Kosovėn
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historiku i pėrvjetorit tė pavarėsisė sė ShBA-ve
» Dita e Pavarėsisė sė SHBA-sė, sinonim i lirisė
» Mėrfi: Ėshtė pėr keqardhje loja politike nė Serbi me SHBA-nė
» MOTI ARKTIK NĖ SHBA
» Njė leter nga Eshref Ymeri-SHBA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
ARDO FORUM :: Temat Ditore-
Kėrce tek: